Çfarë është BIF today?

image

Çfarë është BIF today?

BIF today është kompani e cila ndërmjetëson gjatë transportit. Ndërmjetësimi bëhet përmes algoritmit BIF today i cili bazohet në dy komponentë:

• platforma BIF today dhe

• aplikacione për celular (Udhëtar BIF dhe Shofer BIF)

Përmes platformës bëhet interkoneksion (ndërlidhja) ndërmjet transportuesve dhe udhëtarëve me qëllim të transportit të tyre. Për të përdorur shërbimet e ofruara nga vetë platforma BIF Today, duhet të keni profil personal të regjistruar në këtë platformë.

Platforma BIF Today

Platforma BIF Today përfaqëson faktorin kryesor gjatë regjistrimit të përdoruesve në vetë platformën. Nëpërmjet platformës BIF today udhëtarët dhe shoferët mund të krijojnë profilet e tyre personale përmes të cilave ata mund të përdorin shërbime në platformën BIF today.

Në ueb-faqen e BIF Today (www.bif.today) klikohet në butonin Regjistrohu. Menjëherë pas klikimit, Ju paraqitet opsion regjistrimi për përzgjedhje të llojit të tipit të përdoruesit: Udhëtar BIF ose Shofer BIF.

Regjistrimi i BIF today - Udhëtar

Pas zgjedhjes së opsionit të regjistrimit Udhëtar BIF, shfaqet një formular për plotësim për udhëtar. Plotësimi i formularit dhe përfundimi i procesit të verifikimit zgjat jo më shumë se 1 minutë.

Me këtë ju bëheni përdorues të platformës së BIF Today si Udhëtar BIF.


Regjistrimi i BIF Today - Shofer

Nëse posedoni makinë personale dhe keni licencë për transport, mund të regjistroheni lirisht në platformën BIF Today, përmes të cilës do të rrisni numrin e udhëtarëve që do të transportoni, e me atë edhe të ardhurat tuaja ditore.

Për t’u regjistruar si Shofer BIF, zgjidhet opsioni i regjistrimit Shofer BIF, pastaj shfaqet Formulari plotësues për shofer. Plotësimi i formularit të Shoferit dallon nga formulari i Udhëtarit BIF.

Kjo është për shkak të Politikës së punës (shiko linkun) e vetë kompanisë BIF Today.

Me plotësimin e të gjitha të dhënave të kërkuara, profili duhet të kalojë përmes të ashtuquajturit procesi i verifikimit nga ana e kompanisë BIF Today. Pas verifikimit të suksesshëm të profilit Tuaj, do të merrni njoftim përmes SMS-it për përdorimin e platformës së BIF Today.

Nëse BIF Today ka ndonjë vërejtje në lidhje me të dhënat e shënuara, ai do t'ju njoftojë përmes SMS-it dhe email-it ku do t’i shënojë të gjitha vërejtjet tuaja që duhen të korrigjohen për të verifikuar pozitivisht profilin tuaj.

Pasi që të merrni mesazh pozitiv për verifikimin e suksesshëm të profilit tuaj Shofer BIF, ju bëheni përdorues i platformës BIF Today si Shofer BIF dhe mund t’i përdorni përfitimet lirisht nga kjo platformë inovative.

Si funksionon platforma?

• BIF Today nuk ka operatorë

• BIF Today nuk ka mashtrime për thirrjet e pranuara

• BIF Today nuk ka operatorë të zënë

• BIF Today nuk keni nevojë të pyesni se deri ku është transportuesi

Platforma BIF Today funksionon në mënyrë të kompjuterizuar (në mënyrë automatike)

Ju mund të pyesni se si funksionon e gjithë kjo në mënyrë automatike?

Funksionaliteti bazohet në algoritmin inovator të vetë kompanisë e cila dita ditës përmirëson hapat algoritmike të sistemit me qëllim që t’ju dalë në ndihmë në mënyrë sa më të efektshme, më të thjeshtë dhe më të sigurt gjatë kryerjes së shërbimit.

Kërkesa dhe marrja e transportit

Transportuesit të cilët si përdorues të platformës BIF Today janë regjistruar në aplikacionin celular të krijuar për Shofer BIF, do të kenë opsion që të zgjedhin se cili opsion do të jetë statusi i tyre në aplikacion.

Opsioni Offline zgjidhet nëse dëshironi të bëni pauzë, por kur zgjidhni këtë opsion nuk do të merrni thirrje për transport.

Nëse zgjidhni opsionin Online, atëherë ju jeni objektivi i zgjedhjes nga ana e algoritmit tonë BIF Today dhe ju ofrohet transport për Udhëtar BIF që janë afër jush dhe kërkojnë transport.

Inicializimi (fillimi)

Udhëtari BIF përmes aplikacionit të tij celular kërkon transport. Platforma BIF duke u bazuar në të dhënat që i ka shënuar udhëtari, siç janë: pika fillestare, destinacioni dhe kategoria e automjetit, platforma BIF Today kërkon në bazën e të dhënave të tij Shofer BIF më i afërt deri te Udhëtari BIF. Më pas ofron transport të Udhëtarit BIF. Nëse Shofer BIF e refuzon ofertën, vetë platforma BIF automatikisht do të ofrojë transport deri te Shofer BIF i dytë me radhë. Derisa ndonjë prej Shofer BIF do të pranojë ofertën. Ky proces nuk zgjat më shumë se 2 minuta.

Pasi që njëri prej Shoferëve BIF e ka pranuar ofertën e transportit, fillon procedura e interkoneksionit (ndërlidhjes) së Shoferit BIF dhe Udhëtarit BIF.

E gjithë procedura duke filluar nga marrja e udhëtarit dhe transportimit të tij në destinacionin e dëshiruar, dhe në fund pagesa e shërbimit, e koordinon dhe administron vetë BIF platforma përmes koordinimit të informacioneve deri te Shofer BIF dhe Udhëtarit BIF.

Për informacione të tjera:

Emaili zyrtar[email protected]